Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIElon Musk: Ne duhet të çojmë njerëz në sipërfaqen e Marsit, në...

Elon Musk: Ne duhet të çojmë njerëz në sipërfaqen e Marsit, në këtë dekadë

Elon Musk shkruan sot: “Ne duhet të çojmë njerëz në sipërfaqen e Marsit, në këtë dekadë,” Presidentja e SpaceX dhe COO Gwynne Shotwell. “Njerëz në Hënë, më shpejt.”

Jeta në Tokë erdhi nga Marsi

Gjeologu, Steven Benner argumenton se ‘farat’ e jetës me shumë mundësi kanë ardhur në Tokë nga meteorët e përplasur me Marsin ose që kanë ardhur prej andej nga shpërthimi vullkanik.

Si të dhënë të kësaj teze ai jep oksidin mineral si formë e elementit të molibdeniumit, që mendohet se ka qenë katalizatori që ka ndihmuar molekular organike të ndërtojnë strukturën e parë të jetës.

“Në këtë drejtim, studime të tjera tregojnë se këto kushte, janë të përshtatshme për origjinën e jetës, të cilat mund të ekzistojnë ende në Mars”, shprehet Benner. “Kjo ndodh kur molibdeniumi është oksigjenuar së tepërmi, gjë e cila ka ndikuar në formimin e jetës. Kjo formë e molibdeniumit nuk gjendej në Tokë në kohën kur nisi jeta, sepse tre miliardë vite më parë sipërfaqja e Tokës kishte shumë pak oksigjen, por në Mars kishte plot oksigjen”, shton profesori. (Explore Univers)

“Logjika mund t’iu çojë nga A-ja tek Zh-ja, por imagjinata mund t’iu shpjerë kudo”, thoshte Albert Ajnshtajn. Dhe ne në këtë puntatë, kemi vendosur të ndryshojmë planet.

Njerëzit në Tokë flasin shumë për kolonizimin e Marsit. Imagjinoni sikur të ketë ndodhur tashmë dhe njerëzit e parë të jenë vendosur në Planetin e Kuq?

Si do të dukej jeta në Mars? A do të ishim në gjendje të jetonim në sipërfaqe, apo do të duhej të fshiheshim nën tokë për shkak të rrezatimeve diellore ndaj të cilave Marsi është i ekspozuar? Dhe pyetja më e rëndësishme, a do të ishim në gjendje ta kthenim atë në një tokë të dytë?

Marsi që ju njihni

A keni pasur ndonjëherë dëshirë të largoheshit nga ky planet? Epo, konsideroni Marsin… Shkëmbin e 4-t nga Dielli. Mund të jetë afro 56 milionë km larg nga ne. Por mund të jetë edhe 401 milion km larg. Marsi është sa gjysma e madhësisë së Tokës, duke e bërë atë planetin e dytë më të vogël në sistemin tonë diellor (pas Mërkurit).

Marsi është emëruar sipas perëndisë romake të luftës. Por ka gojëdhëna se qyteti i Kajros, në Egjipt, në të vërtetë është emëruar sipas Marsit, sepse planeti po ngrihej në ditën kur u themelua Kajro. Anija e parë kozmike për në Mars u nis në 1965, dhe u quajt Mariner 4.

Marsi ka dy hëna, Phobos dhe Deimos. Ai posedon gjithashtu malin më të lartë të regjistruar në sistemin tonë diellor dhe stuhitë më të mëdha të pluhurit.

Marsi merr ngjyrën e tij të veçantë të kuqe nga mineralet e pasura me hekur që mbulojnë sipërfaqen e saj. Temperatura në Mars mund të bjerë deri në -153 gradë Celsius por edhe të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Zbulime të ndryshme përgjatë viteve sugjerojnë që Marsi mund të ketë pasur jetë në një moment. Në vitin 2014, një sondë e NASA-s zbuloi xhepa metani, duke bërë të mundur të besohet që Marsi mund të ketë pasur krijesa në një lloj periudhe. Madje një ish zyrtar i NASA-s, pohon se ekzistenca e jetës në Planetin e Kuq është vërtetuar 40 vite më parë, por sipas tij kjo është mbajtur sekret.

Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu shenja uji dhe elementeve të tjera që nevojiten për të mundësuar praninë e njeriut në planet. Sidoqoftë, këto oqeane të lashtë siguronin rreth 1% të ujit të pranishëm në oqeanet e Tokës. Ekzistojnë karakteristika të tjera të Tokës të cilat gjithashtu ishin të pranishme në Mars. Ka prova që Marsi ka pasur akullnaja polare. Astrofizikania e njohur, Mimoza Hafizi, e cila ka botuar librin “Pika Trëndafil” rreth zbulimeve dhe mistereve të hapësirës, mendon se planeti i kuq, është shumë i përafërt me Tokën.

Sot, gjithnjë e më shumë Marsi po bëhet planet i afërt. Janë disa sonda që i kanë ardhur rrotull ose kanë zbritur në të. Gjithçka ka bërë që Marsin ta njohim në detaj, po aq sa Tokën tonë dhe distanca e këtij planeti nuk është shumë e largët. Po kështu nuk është aq armiqësor sa Afërdita (Venus), ku është e pamundur të zbresësh, sepse janë temperatura shumë të larta, atmosfera është shkatërruese. Është menduar gjithmonë se mbase një herë ka pasur jetë në Mars.

Por, çfarë do të ndodhte sikur të udhëtonim drejt planetit të kuq?

Po sikur ne të gjithë të zhvendoseshim në mars? Edhe nëse do të niseshit në anijen më të shpejtë të lëshuar ndonjëherë nga Toka, arritja atje do të shkonte diku nga 40 ditë deri në 9,5 muaj, në varësi të pozicionit të planetëve.

“Me anijet hapësinore të deritanishme, koha do të ishte disamujore. Deri tani, sondat hapësinore kanë shpejtësi shumë të mëdha, por deri tani nuk kanë mbajtur njerëz. Në këto kushte, besoj se koha do të ishte e rendit të disa muajve. Por problemet janë shtruar tashmë dhe ekipet e specializuara janë duke u përpjekur t’i zgjidhin”, thotë Mimoza Hafizi, astrofizikane njohur.

Ndoshta nuk do të jetë më e nevojshme të zbulojmë mënyra për krijimin e oksigjenit. Një zbulim i fundit i NASA-s, tregon se atmosfera e planetit ka një sasi oksigjeni shumë herë më të madhe se ajo e menduar. Por pjesa më interesante është një tjetër. Niveli i oksigjenit ndryshon në mënyrë sezonale, ku praktikisht molekulat e tij shumëfishohen deri në 30% gjatë pranverës, për të rënë në nivel gjatë dimrit.

Arsyeja nuk është ende e shpjeguar nga shkencëtarët. Disa mendojnë se instrumentet mund të jenë prishur, ose që niveli i ujit në terren të jetë shumë më i madh se ai i menduari. Por përgjithësisht ata mendojnë se nuk kemi të bëjmë me çështje atmosferike, por me një proces më të ndërlikuar, sikur diçka e prodhon dhe më pas e përthith. Normalisht, asnjëri nuk guxon të flasë për teori konspirative dhe as më pak për gjallesa.

Në Mars nuk ka tokë për të rritur ushqime. Në vend të kësaj, ju do të përdorni hidroponikë – duke kultivuar kulturat tuaja në një zgjidhje minerale dhe ushqyese, nuk ka nevojë për tokë.

Sigurisht, pa ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe, kolonia juaj do të jetë në gjendje të rrisë rreth 20% të ushqimit që ju nevojitet. Pjesën tjetër duhet ta merrni nga Toka. Por mos prisni mish të freskët – i gjithë ushqimi juaj do të jetë i thatë dhe i konservuar.

Ku do të jetonit?

Së bashku me kolonët e tjerë, mund të jetonit në tenda me ajër. Por ka më shumë gjasa nën toka të jetë shtëpia juaj e re. Për shkak se Marsi nuk ka fushë gjeomagnetike globale, dhe meqenëse atmosfera e tij është aq e hollë, nivelet e rrezatimit në orbitën mbi Mars janë 2.5 herë më të larta se në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Pra rrezatimi diellor është shumë më I lartë nga se mund të përballojnë njerëzit.

“Ata njerëz që do të vendosin të jetonin në mars, patjetër që do të duhet të krijojnë kushtet e domosdoshme të jetës, të cilat nuk i ofron Marsi. Qoftë atmosfera, qoftë temperaturat. Megjithatë, me energjitë që merr Marsi nga dielli dhe burimet e tjera nuk do të ishte e pamundur që të ngrihen streha për jetën e njerëzve dhe kjo është një diçka që do të jetë e realizueshme, gradualisht. Nuk është fjala për këtë shekull për të menduar për koloni afatgjata. Detyra e këtij shekulli do të ishte vajtja, e prekjes së Marist nga njerëzit dhe kthimi i tyre në Tokë. Nëse do të bëhej, do të ishte arritje e madhe”, thotë Hafizi.

Harrojeni nxirjen nga rrezet e diellit. Dielli do të shfaqej vetëm sa gjysma e atij që shohim nga Toka. Dhe nëse doni të dilni jashtë dhe të ktheheni të gjallë, do t’ju duhet një veshje hapësinore për të kompensuar presionin atmosferik gati jo ekzistent dhe për të bllokuar rrezatimin.

Kostumi juaj gjithashtu do t’ju mbajë të ngrohtë, gjë që është e rëndësishme sepse temperaturat në Mars janë shumë të ulëta. Dimri më i ftohtë në Tokë është parajsë në krahasim me dimrin mesatar Marsian.

Një ditë në Mars është vetëm 40 minuta më e gjatë se ajo në Tokë. Megjithatë një vit në këtë planet do të ishte thuajse dyfishi i atij në tokë. Nëse do të jetonit në hemisferën veriore, do të shijonit shtatë muaj pranverë dhe gjashtë muaj verë. Më pas do të kishte një vjeshtë të gjatë pesëmuajshe dhe katër muaj të tjerë dimër.

Dhe jo vetëm që temperaturat atje janë të ulëta, ato gjithashtu mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike brenda një jave. Këto ndryshime shpesh rezultojnë në stuhi të fuqishme pluhuri. Ato nuk do t’ju dëmtojnë, por do të bllokojnë të gjithë elektronikën tuaj. Komunikimi me video me dikë nga shtëpia do të ishte e pamundur, sepse gjithçka që do të thoni do të duhej rreth 15 minuta për të arritur në Tokë.

Mos harroni gjithashtu, që graviteti në Mars është rreth një e treta e atij që gjendet në Tokë. Ju duhet të mësoni se si të ecni përsëri. Akoma dëshironi të transferoheni në planetin e kuq? Basti më i mirë është të presësh derisa kolonitë e para njerëzore të shkojnë atje për ta “terraformuar” planetin – për ta bërë atë ashtu si ai nga kanë ardhur.

Ata do të importonin akullin e amoniakut nga atmosfera e planetëve të tjerë për të ngrohur pak Marsin. Nxehtësia do ta shndërronte akullin e thatë në polin e veriut Marsian në gaz dhe do t’i jepte planetit një atmosferë.

Kurse Elon Musk shkruan sot: “Ne duhet të çojmë njerëz në sipërfaqen e Marsit, në këtë dekadë.

Pra nuk i pritet! Sa më shpejt drejt Marsit, shkruan ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME