Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Kërcënim për lirinë e çdo qytetari shqiptar”/ Meta për “McGonigal”: Rama helmoi...

“Kërcënim për lirinë e çdo qytetari shqiptar”/ Meta për “McGonigal”: Rama helmoi marrëdhëniet me SHBA.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është angazhuar në lobimin kundër Partisë Demokratike, referuar rastit McGonigal.

I ftuar në emisionin “Now”, Meta u shpreh se kreu i qeverisë ka shkëmbyer favore të paligjshme me ish-zyrtarin e FB, gjë që sipas tij ka ndikuar edhe në marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA.

“SHBA jo vetëm kanë nis disa procese por kanë ngritur dhe komision hetimor në kongres për një drejtor. Në Shqipëri del i përfshirë kryeministri i Shqipërisë. Ky është një fakt i bërë publik nga mediat dhe një fakt publik nga dosja kur përmendet 14 herë. Edi Rama ka shkëmbyer favore të paligjshme me Mcgonigal. Dhe Edi Rama ka pasur angazhimin e tij kundër atij lobistit të Partisë Demokratike.

Nuk është se ka prishur marrëdhëniet me SHBA se janë të forta, por që i ka helmuar pak, i ka helmuar.

Edi Rama është një kërcënim për lirinë e çdo qytetari shqiptar. Për sigurinë juridike për çdo qytetar shqiptar dhe për zbrazjen e çdo vatre shqiptare”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME