Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

VAJZAT E KAZINOVE!

Nga Anila Hoxha

Mundohem të parkoj nëntokë pa rënë në sy. Aty duhet të takoj një nga kontaktet e mia, një vajzë që jo vetëm për shkak të bukurisë, por për shkak të zgjuarsisë, eksperiencës në një kazino tjetër dhe anglishtes së rrjedhshme është punësuar në kazino.

Ajo më ka caktuar një orë fikse, mbas të cilës mbaron turnin. Pres dhe ndërkohë shoh një njeri të dëshpëruar që godet me shkelm kolonën e betonit. Më pas e shan me një shqipe të ashpër.

Pak metra larg tij dera plot drita të fton të fitosh miliona.

Nuk do isha në asnjë çast e tunduar, përderisa sa herë flitet për lojërat e fatit, bixhozin dhe kazinotë më kujtohet fati i një të njohure.  Nje grua ekselente, e diplomuar në Itali, që në muajin e nëntë të shtatzanisë gjeti në krevat një letër lamtumirë nga i shoqi. Nga një burrë i suksesshëm, ai përfundoi në një kumarxhi që la çdo gjë atë kohë, madje zeroi me mashtrim dhe llogarinë bankare, që gruaja e kishte hapur dhe po mblidhte para veçmas për të blerë krevatin e të bijës. E për t’i dhënë lajmin se edhe paratë e fëmijës së palindur i pat lënë në bixhoz, ky burrë e njoftonte se ishte aq i keq sa nuk meritonte as vajzën që do lindte dhe as dashurinë e saj, ndaj po shkonte t’i jepte fund jetës. E kam lexuar atë letër dhjetëra herë atë ditë, me një grua që nuk dinte nëse ishte apo jo gjallë partneri i saj, me një grua që nuk po e kuptonte se ky ishte mashtrimi i radhës derisa ai i hapi telefonin dhe sërisht i kërkoi falje duke u përgjëruar.

Pas këtij rasti, sa herë dëgjoj diçka të tillë, kam frikë dhe trishtohem për këdo që ngec aty.

Në një nga çastet e saj të zbrazjes së mërzisë më pati thënë një herë se ai pat shitur çdo gjë që kthehej në para. Madje edhe unazën e martesës. I kishte bërë kala borxhet dhe shpikte armiqtë e sëmundjes të pashërueshme.

Tek kujtoj këtë gjë, vajza që pres kalon si pa me vënë re dhe më bën me shenjë të vazhdoj në distancë pas saj. Ajo ka punuar në të njëjtën kazino me 22 vjeçaren keniane Joyn  ( Xhoin), që erdhi mbas shoqeve të saj dhe u punësua si krupiere.

Pas luftës në koma, vdekja  e saj, vazhdon të prodhojë dhjetëra pista, por asnjë autor.

Shoqet e Xhoit, njëra prej të cilave u largua dhe shfaqet intesive në Instagram këmbëngulin për emrin e një mashkulli xheloz. Policia vrapon sa në prokurori e sa në gjykatë, prej nga ku siguron kontrolle banesash, prej nga ku nuk gjendet asgjë.

Përgjimet shfaqin miq e të njohur të shqetësuar. Por asnjë emër që do t’i drejtohej gishti me prova!

Në kazinonë në fjalë lojtarët po pakësohen. Kazinotë e tjera në kryeqytet po përthithin me ritëm të lartë lojtarët, VIP-at u larguan prej andej, apo dhe ata të vegjëlit domethënë ata që humbasin pak para e lënë pengje gjëra të vogla si telefonin, orën, varësen.

“Puna që bënte Xhoi si krupiere është më e veshtira, sepse e ke lojtarin përballë. Ai humbet, ai të shan, ti duhet të ruash qetësine- nis rrëfimin vajza e kazinosë.  Krupieri punon 20 minuta, me pas bën 30 minuta pushim. Mundësite që Xhoi të ketë krijuar një histori me një lojtar janë të pakta. Sepse lojtari e ka mendjen tek paratë, jo tek vajzat. Dhe pse na kanë thënë që nuk duhet, nuk lejohet të krijojmë histori ne e dimë se edhe bukuria jonë nevojitet për t’i futur në kllapë. Por lojtaret e përsëris e kanë mendjen tek paratë. Na kanë trajnuar, ne e dimë nga eksperienca se edhe kur lojtari që është prioriteti ynë, acarohet, shan me fjalët më banale mbasi po humbet, ne duhet të ruajmë qetësine. Duhet të qeshim, të jemi të qeta e tu ofrojmë shans që ta provojnë sërisht”, – shprehet krupierja shqiptare.

Vajzat e kazinove si Xhoi, që vishte pantallona dhe një këmishë, qe te dyja pjese te uniformes si krupiere mbas 20 minutave bejne 30 minuta pushim. Derisa mbarojnë turnin tete orësh.

Ne dhomën e pushimit, aty ato flasin me njera tjetren, me nje anglishte  ne konfidence përshkruajnë klientet, biznesmenë, apo vipa.  Por asnje emër nuk duhet te dalë prej andej. Kategorikisht jo.

Ato flasin anglisht ne ato çaste dhe aty njohin njera-tjetren, se kjo është një pune si çdo pune edhe kur kane përpara dike qe falimenton brenda pak kohe.

Ndonjëri flet anglisht në të rrallë. Megjithëse edhe disa nga ata lojtare kerkojne me teper vajza qe flasin shqip, mbasi nuk kuptojnë asgjë ne anglisht.

Disa janë të ankthshem.

Disa te vrazhdë.

Disa perdorues kokaine.

“Njehere pastruesja e kazinose erdhi mes nesh duke qare. Kishte qene duke pastruar banjen dhe fshiu pluhurin, qe kishte qene droge e nje lojtari, i cili sa ktheu kurrizin e pastaj pa banakun e tualetit te pastruar. Ajo e shkreta erdhi duke qare. Na erdhi keq”,-  kujton e reja.

Po Xhoi i them, çfare bente?

“Krupieren”, – thote. “Disa nga ne ishin te trajnuara te dallonin lojtaret me para, nga ata qe me nje klik harxhojnë miliona. Se merr dot me mend sa para hidhen ne një kazino”, – thotë.

“Xhoi” – shton me tej, “ishte natyre e terhequr”. “Vishej shume bukur dhe e mbanim si vajzën me sharm. Nuk tregonte asgjë për jetën e saj,  megjithëse ne e dinim se kompania e huaj e kishte sjelle këtu se bashku me shoqet. I paguante hostelin dhe transportin”.

Si eshte te punosh ne kazino e pyes?

“Jeta ne kazino eshte e zymte per lojtaret”, – përsërit neper dhembe. “Duket me adreline , por eshte e zymte per ta. Slot attendand janë ca vajza te tjera qe jane te trajnuara per te futur ne kllape ata me para. Jane ne cdo kazino. Ne kazino nuk ka ore, na kane thene qe sduhet te mbajme ore,  sepse lojtari nuk duhet ta kuptoje kohen qe iken. Ne kazino ska dritare. Ska dite . Nuk ka nate. Ka vetem njerez qe  duhet te lene sa me shume para. Ne karrierën time , nje lojtar qendroi tre dite i mberthyer nga loja. Kati i pare eshte apex. Dhe i dyti po ashtu. I treti janë live. Aty ku punonte edhe Xhoi. Punojme tre turne , ne kazino nuk ka dite pushim. Pastaj ka dhe kaziono prive, janë ata qe luajnë dhe duan qe te mbeten sekret”, – thotë e reja.

Çfarë ndodhi kur mësuat për Xhoin e pyes.

“Mes nesh doli zëri qe e kishin përdhunuar. Qe kishte udhëtuar ne jug te vendit pak dite përpara se te gjendej e flakur nga banesa. Qe shoqet e saj e dinin me ke shoqërohej. Pastaj erdhi policia dhe kane pyetur e shoqëruar çdo kënd. Pak nga pak klientet po rrallohen”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME