Fier – Mbi 60 minuta ka zgjatur takimi mes një përfaqësie të OSCE ODIHR dhe drejtuesve të PL dega Fier në mëngjesin e kësaj dite.
Sipas burimeve të infirmacionit nga ky takim pala e ardhur nga Tirana është interesuar nëse PL në Fier ka informacione apo kanë mbrritur ankesa prej banorëve nëse PS apo drejtues të institucioneve vendore kanë ushtruar forcë, presione, kanë paguar nën dorë persona të veçantë që të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve .
Përfaqsuesi e PL dega Fier u ka pohuar faktin se mbi administratën shtetlrore ushtrohet presion për votën, në punonjës të administratës shkohet dhe u kërkohet lista me emra dhe me fotokopje të kartave të ID, ka kohë që kanë nisur dekori i rrugëve me asfalt e çakull elektoral kur rrugët nuk kanë kanalizime. Personave të tjerë u kërkohet karta e ID që ata të mos shkojnë të votojnë dhe kjo kryesishtë tek ata pesona që votojnë opozitën
Pas takimit që u zhvillua me nota pozitive përfaqsuesit e OSCE ODHIR u kanë lënë numura kontakti që çdo veprim që shofin dhe dokumentojë të vënë në dieni përfaqsuesit e këtyre organizatave.