Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka nxjerrë bllof të gjithe gjoja opozitarët që morrën pjesë në show e organizuar nga Rama për ardhjen e Bill Clinton.
Ndonëse ka pasur një ftesë nga protokolli për të qenë prezent në ceremoninë e pritjes së ish-presideniti Klinton, ai ka refuzuar të të bashkohet me atë amalgamë të përzgjedhur sipas preferencave të pushtetit.
“Sot nuk ka pasur një ceremoni shtetërore të nderimit të rolit dhe figurës së tij, por një ceremoni private të Edi Ramës, diktuar që në ftesë. Pjesë e shout të Edi Ramës kam refuzuar dhe do të refuzoj gjithmonë të bëhem pjesë”, ka thënë Gazment Bardhi për Panorama. Në ceremoninë që u transmetua Live dukej qartë përzgjedhja e të ftuarve sipas orekseve të pushtetit, Aty nuk ishin psh ish presidentë si Berisha dhe Meta, por qenë Mejdani dhe Moisiu. Aty nuk u ftuan deputetë të PD, por nuk mungonin përfaqësues të vulës. Duke dashur të mos lërë asnjë keqkuptim, Bardhi ka sqaruar se: “Presidenti Klinton është mik i Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Çdo shqiptar i është përjetë mirënjohës Presidentit Klinton për atë që ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën. Figura e Presidentit Klinton meriton vlerësimin e të gjithë kombit shqiptar dhe çdo vlerësim i figurës së tij mund dhe duhet të bëhej nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lartë shtetërore”.