Fier – Ka shkuar në tre numuri i të vdelurve në aksidentin e mbrëmjes së sotme në aksin e autostradës Levan – Tepelenë. Burime zyrtare nga Policia Fier pohuan se ka ndërruar jetë edhe gruaja e policit të FNSH Sokrat Lela, Fatbardha.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin e rrugës Levan – Tepelenë në afërsi të Buzmadhit. Në automjetin tip Ford udhëtonte Sokrati me bashkëshorten e tij dhe vjerrën. Në parakalim një automjeti tip Opel Zafira është përplasur me të. Në mjetin tip Opel udhëtonte një familje nga Cakrani ku kanë mbetur të tre të plagosur pjestarë të një familje
Të vdekur
Sokrat Lelaj nga Mbrostari
Fatbardha Lelaj bashkëshortja
Bylyre Salaj vjerra e Sokratit
Të plagosur
Gerti Skënderaj Cakran Fier
Gladiola Meraj gruaja e Gertit
Vajza 6 vjeçe e Gertit
Në vëndin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, zjarrëfikëse dhe ambulanca të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave dhe dërgimin në spitalin rajonal Fier për dhënie të ndihmës së parë mjekësore për ata që kishin shenja jete, ndërkohë që dy kihsin ndërruar jetë në vend
Policia dhe ekspertët e kriminalistikës po zbardhin rrethanat e këtij aksidenti se cilat kanë qënë shkaqet pasi në fillim është folur për parakalim të gabuar të një mjeti