Ekzekutohet Gentian Bejtja, ish-polici i burgjeve vritet në oborrin e shtëpisë
Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk të Krujës, Gentian Bejtja, ish polic i burgjeve. Bejtja ka qenë shënjestër e disa atentateve dhe së fundmi kishte humbur kunatin e tij në një atentat që iu bë në hyrje të shtëpisë së tij. Emri i Bejtjas ka dalë në disa ngjarje kriminale, pasi ai njihet si i përfshirë në bandat e Krujës.
Atentatorët duket se e kanë ndjekur këmba këmbës Gentian Bejtjan dhe pas shumë përpjekjeve, sot kanë arritur ta eliminojnë atë.
Ai u vra në pjesën e brendshme të banesës së tij, ndërsa e pranishme ka qenë vetëm e ëma, pasi familjarët e tjerë i ka jashtë vendit.
Edhe vetë Bejtja kishte kërkuar më herët azil në Norvegji fillimisht dhe më pas në Suedi, por kërkesat e tij ishin refuzuar.