Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREEgla: Një VIP më kërkoi favore s*ksuale për një vendi pune

Egla: Një VIP më kërkoi favore s*ksuale për një vendi pune

Aktorja Egla Ceno gjatë pyetjeve të zhvilluara në sfidën e “Thuaje ose Pije” në “BBV”, ka treguar se kur ka qenë në një moshë të re, i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

“A të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?”- ishte pyetja që iu drejtua banorëve, ndërsa Egla tregoi historinë e saj kur sapo kishte mbaruar akademinë, që sipas saj punëdhënësi që ajo shkoi për të kërkuar punë ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në këtë aspekt.

“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim. Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë.”- tregoi aktorja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME