Rrokadë në Polici. Ndryshime kanë ndodhur në strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, ku është larguar nga detyra shefi i Qarkullimit Emin Harizi, ndërsa në krye të këtij posti është emëruar Lulzim Marini.
Po ashtu, detyrën e ka lënë edhe shefi i rendit, Kastriot Ndoji.
Mësohet se në postin e Ndojit është emëruar Eriseld Buzi.