Fier – Policia Rrugore arrestoi shtetasin T. P., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ushtronte veprimtarinë në lokalin e tij, pa licencën përkatëse, si dhe nga këqyrja e celularit iu gjet një faqe online që dyshohet se përdorej për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.