Nga Ervin Resuli – Shërbimi veterinar në Shqipëri aktualisht përballet me një krizë identiteti të thellë, përshkruar nga mungesa e qartësisë dhe mbështetjes nga strukturat përkatëse. Ky profesion ka qenë nën ndikimin e interesave të ndryshme që kanë ndaluar përparimin e tij. Ndër këto interesa përfshihen ego personale, mungesa e dijes, dhe ndërhyrjet politike që e kanë dëmëtuar këtë sektor për vite me radhë.
Shkrirja e Drejtorisë Veterinare ne Ministri dhe zëvendësimi i saj me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) pas miratimit të ndryshimeve ne ligjit nr. 71/2020, datë 4.6.2020, ka krijuar një strukturë të re, e cila përmban një numër të madh drejtorish rajonale, por pa burimet njerëzore dhe kapacitetet e nevojshme për të përmbushur funksionet e saj. Ky model duket më shumë si një lojë politike sesa një zgjidhje funksionale, duke rezultuar në një shpërndarje të burimeve përmes emërimeve të bazuara mbi njohje dhe lidhje personale,kjo e pa perafruar me Be.
Me ndryshimet e bëra, drejtimi i shërbimit është integruar në Ministrinë e Bujqësisë, dhe është quajtur Struktura Posaçme Veterinare (SPV), e cila ka çuar në konfuzion të mëtejshëm mes profesionistëve veterinarë. Ligji i ri i shëndetit të kafshëve është i papërshtatshëm dhe i ndikuar nga interesa të ngushta, duke rezultuar në humbjen kohe dhe ngaterrese me te madhe, ky ligj mund te ishte apo është rasti ku gjerat te ndreqen.
Në një kohë kur Shqipëria aspiron të aderojë në Bashkimin Evropian, ndryshimet e bëra në vitin 2020 e kanë kthyer vendin prapa rreth 30 vite në krahasim me standardet evropiane. Përpjekjet aktuale duken të pavlera, dhe këto reforma vetëm sa kanë shtuar paqartësitë dhe kanë rrezikuar të ardhmen e sektorit privat dhe shtetror veterinar, duke bërë të vështirë për profesionistët të mbijetojnë në treg, kjo ka sjell emigrim masiv te profesionisteve veterinar jashte shqiperise .
Ndërhyrjet në shërbimin veterinar janë eksperimentale dhe të paqarta ashtu si pritet te ndodhe me veterineret e sherbimet qe pas 2-3 vitesh do jene ne rrug te madhe! Përfshirja aktive e profesionistëve të rinj në procesin e ndryshimeve ligjore është kritike për ta . Këta veterinerë duhet të marrin përgjegjësi dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një profesioni të qëndrueshëm dhe të respektuar, duke ruajtur neutralitetin politik dhe duke shmangur ndikimin e injorancës dhe interesave të ngushta që kanë dëmtuar këtë profesion.