SHËNDET

Receta/ Ja kur duhet të konsumoni fruta që të dobsoheni

Nuk ka rëndësi  nëse hani drekë, darkë apo pini kafe. Koha që e bëni ndikon në shkallën tuaj metabolike dhe djegien e kalorive. Këto janë disa nga udhëzimet që duhen ndjekur për të djegur kalori dhe për të reduktuar stresin.

Perimet para ushqimeve të tjera

Ngrënia e perimeve përpara ushqimeve të tjera në pjatën tuaj mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur më gjatë dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë. Perimet përmbajnë fibra që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Pini kafen e mëngjesit rreth orës 11

Prisni disa orë deri në filxhanin e parë të kafesë, kur niveli i hormonit kortizol në trupin tuaj ulet dhe ju ndjeni një rënie të energjisë.

Darkat e hershme mund të përmirësojnë tretjen dhe humbjen e peshës. Njerëzve mbipeshë iu kërkua të hanin të njëjtat vakte në orare të ndryshme dhe u zbulua se ngrënia e darkës në orën 17:00 bëri një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si djegim kalori dhe ruajmë yndyrën.

Ashtu si me perimet, frutat janë të pasura me fibra, kështu që është më mirë t’i hani para vaktit në vend të pas vaktit, siç bëjmë shpesh, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për mollët. Një dietë e pasur me fibra stimulon prodhimin e hormoneve që shtypin oreksin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button