Rama: Mushkritë e Ëngjëll Agaçit dolën jashtë funksionit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme akuzat e Opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin. Gjatë një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se Agaçi ndodhet në një spital në Itali, pas disa komplikacioneve në mushkri.
Rama ka theksuar se Agaçi as nuk është arratisur dhe as nuk i janë sekuestruar dokumente dhe laptopi.
“Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agacci studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.
Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar,” tha Rama.