Kapet me kokainë vajza e Eli Farës, “E kisha për përdorim personal kokainën”

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Roxhensa Kapurani, 49 vjeçe, u kap me kokainë një ditë më parë në zonën e Vorës. Gjatë kontrollit që blutë kanë ushtruar në makinën e saj, kanë gjetur kokainë, sasia e së cilës ende nuk bëhet me dije.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Fara pasi është kapur me disa gramë kokainë.
39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.

Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.
Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.
5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.
Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Marina ose Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.
Operacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia ne ate kohe vetëm ushtroi kontroll banese.











