AKTUALITET

U mor e pandehur/ Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ajo argumenton se çështja duhet të pushohet pasi pretendon se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në alternativë, ish-deputetja socialiste kërkon gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO), sipas saj, për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button