Detaje të reja nga aksidenti në Durrës/ Shoferi dyshohet se ishte i dehur

Mediat kanë publikuar foton e Nikoll Radaçit, drejtuesit të automjetit që u përfshi në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën 2 fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari është ndaluar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore. Dyshohet se ai drejtonte automjetin tip Benz fuoristradë në gjendje të dehur. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket automjeti i tij që lëviz me shpejtësi të lartë ndërsa pas aksidentit del nga automjeti duke bërtitur: “O Zot çfarë bëra!”
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës në momentin që fëmijët të moshës rreth 10 vjeç po luanin në trotuar. Bashkë me ta ndodhej edhe një fëmijë i katërt që ka shpëtuar mrekullisht.
I mituri i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tij është e rëndë. Sipas mjekëve ai ka dëmtime të shumta, por për momentin është koshient. Një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit








