POLITIKË

“I djeg kësula”, Berisha vë Ramën në qendër të debatit për UÇK-në

Kryedemokrati Sali Berisha foli serish për denimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Duke e cilësuar të gjithë procesin një kaos të paimagjinueshëm ligjor, tha se në gjithë këtë vorbull, shefi i qeverisë shqiptare ka rolin më negativ.

“Në vorbullën e këtij problemi, rolin më negativ, ua them shqiptarëve me përgjegjësi absolute e ka luajtur Edi Rama.

Edi Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotmen.

Është mjaftuar me fjalën e një plake, marre! Marre!! Lau duart si Pons Spilati.  E bëri në mënyrë të shpëlarë, se i djeg kësula se e ndjen përgjegjësinë që ka. Të njëjtën gjë bëri në Këshillin e Europës”, theksoi më tej kreu i opozitës në Opinion. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button