Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËThirrja/ Rama - kryebashkiakëve: Bëni zap drejtorët që vjedhin qytetarët

Thirrja/ Rama – kryebashkiakëve: Bëni zap drejtorët që vjedhin qytetarët

Në takimin me kryebashkiakët socialistë në Pogradec, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancet e qeverisjes vendore. Që në nisje të takimit Rama ka kritikuar drejtuesit vendor dhe u ka thënë që duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve. Një problematikë, ku u ndal kreu i qeverisë, ishte situata financiare e bashkive, si dhe problematikat me drejtues të institucioneve. Rama tha se është e papranueshme, që drejtorë poste apo hipotekash të zhvasin qytetarët dhe kryetarët e bashkive të mos e dinë se çfarë ndodh në territorin e tyre.

“Si i bëhet me borxhet që kanë bashkitë, edhe në këtë proces kemi bërë përmirësime, nuk kemi ne arsye që të kemi bashki të shkëlqyera, të mira, dhe më pas problematike, të gjithë duhet të jenë të mirë. Të gjejnë një mesatare të artë, kjo është A-ja, raporti me qytetarët është baza, çfarë vlere ka që të shkosh te qytetari në fushatë, dhe ti thuash, je me mua, je i imi, ti duhet të garantosh që ka zyrtarë, që themeli të jetë shërbimi ndaj qytetarëve. Ti si kryebashkiak duhet të jesh vigjilentë, edhe ndaj zyrtarëve të partisë, që lënë nam. Nëse je kryetar bashkie duhet të jesh avokati numër 1 i qytetarëve të tu, nga të gjithë ata që vijnë vërdallë me funksione shtetërore, ti duhet ti dalësh përballë dhe ti thuash, që ti nuk duhet të jesh më kryetar hipoteke, o ti o unë.  Pse nuk e di kryetari i bashkisë kur posta bën zullume me pensionistët, dakord kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka nga i di të gjitha, si mund të pranojë kryetari i bashkisë, që posta në x vend apo në y vend, të lozë me pensionet. E deri kur më në fund pensionet nuk do të jenë me me cash, kush do ti mbrojë këto, nga disa grabitqarë që meritojnë të jenë vetëm në një vend, dhe kjo nuk ndodh vetëm në zyrat e postës”, u shpreh Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME