Seanca gjatë së cilës do të betohet Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, do të mbahet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë.
Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele.
Kjo seancë do të ketë në rend dite vetëm këtë ceremoni.
“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet” thuhet në urdhrin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.