Selanik – Mediat greke raportojnë një përleshje mes dhjetëra personave të komunitetit rom dhe një grupi shqiptarësh të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut.
Sipas të njëjtave burime gjithçka ka ndodhur për shkak se miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin. Më pas janë rrahur me njëri-tjetrin edhe familjarët e tyre.
“Protothema” shkruan se fillimisht ishin gratë që u kapën mes tyre ndërsa gjithçka precipitoi ku në sherr u përfshinë më shumë se 20 persona. Në sherrin që zgjati rreth një orë janë përdorur gurë, shishe dhe sende të tjera.
Banorët kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje me forca të shumta. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 2 persona. Policia tha se arrestoi 4 persona.