AKTUALITET

U tha se e vrau ariu, arestohet gruaja me djalin.

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 57-vjeçar kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër, ndërsa hetimet zbuluan se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Policia ka ndaluar bashkëshorten dhe djalin e viktimës, të dyshuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vrasjen e shtetasit me inicialet U.F., duke përdorur armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Ngjarja u regjistrua më 3 nëntor 2026, ndërsa pas hetimeve intensive, më 4 nëntor, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër bëri të mundur dokumentimin e saj, nën drejtimin e Prokurorisë.

Fillimisht, familjarët raportuan se 57-vjeçari kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari. Megjithatë, nga hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Në pranga janë vënë bashkëshortja, 57 vjeçe, dhe djali i viktimës, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi.

Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, së bashku me fishekët, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button