Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAAksident tragjik në Greqi me 6 të vdekur

Aksident tragjik në Greqi me 6 të vdekur

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave mëngjesin e sotëm në Alexandroupoli të Greqisë.

Sipas mediave greke, gjithçka ndodhi kur një automjet me 10 emigrantë të paligjshëm u fut në drejtim të kundërt të qarkullimit duke u përplasur me një makinë në të cilën ndodhej një person.

Dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën menjëherë si edhe katër emigrantë. Gjashtë emigrantët e plagosur po trajtohen në spitalin e përgjithshëm të Aleksandoupolit.

Shoferi fatkeq grek po lëvizte nga Komotini për në Aleksandropoli në momentin kur shoferi që drejtonte mjetin me emigrantë ka hyrë me shpejtësi marramendëse në drejtimin e kundërt të rrugës.

Në njoftimin e policisë greke, thuhet se pasi patrulla i ka bërë me shenjë ndalimi, shoferi që transportonte emigrantët nuk ka ndaluar. Teksa ka tentuar të ikë, është përplasur me makinën e policisë.

Më pas, ka vazhduar rrugën me shpejtësi të madhe duke hyrë në drejtim të kundërt të rrugës ku edhe është përplasur kokë me kokë me një tjetër makinë që drejtohej nga një 46 vjeçar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME