AKTUALITET
Aksidenti/ Makina hipën mbi trotuar, rrëzon tezgën dhe godet kalimtarin.

Lushnje – Një person është përplasur nga një mjet në Lushnje. Një mjet i drejtuar nga një shtetase rreth të 56 vjeçe në vend që të dilte nga parkimi ka hipur mbi trotuar dhe pasi ka marrë para një tezgë ambulantë në trotuar ka plagosur një kalimtar.
Ngjarja në afërsi të poliklinikës në qëndër të qytetit. I lënduar ka mbetur një 70 vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Sipas deklaratave të drejtueses së mjetit tip Benz me targa AA 078 XE ka ngatërruar marshin, në vend të dilte mbrapsht ka hipur mbi trotuar dhe ka shkaktuar aksidentin.