LIFE STYLE
Fero martohet sërish, nuk zbulon portretin e bashkëshortes

Ish reperi Fero ditën e djeshme u martua sërish.
Në datën me rëndësi për Feron, ai ndau edhe imazhe në ‘story’ për ta ndarë lajmin me ndjekësit e tij. Dihet se Fero prej kohësh ka braktisur muzikën dhe i është përkushtuar fesë islame.
Kësisoj ai nuk e zbuloi as portretin e plotë të njeriut të zemrës. Por diçka vihet re fare lehtë në një nga imazhet – tanimë bashkëshortja e tij, duket se nuk është e mbuluar, asaj i dallohen flokët e valëzuara në fotografi.
Mbetet të shihet në vazhdim, nëse ajo do vendosë mbulesën apo do vazhdojë pa të. Gjithsesi, urime edhe një herë çiftit!

