Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlarmi/ Ambasada e SHBA: Rrezik sulmi ndaj kampit në Manzë në 23-24...

Alarmi/ Ambasada e SHBA: Rrezik sulmi ndaj kampit në Manzë në 23-24 korrik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar para pak çastesh një njoftim në rrjetet e saj sociale për një kërcënim të mundshëm të kampit të iranianëve të MEK në Manzë.

“Qeveria amerikane është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet në kampin e MEK në Durrës në datat 23 dhe 24 korrik” – thuhet në njoftim që vijon me një sërë këshiollash për qytetarët amerikanë.

“Shmangni këtë aktivitet, monitoroni mediat lokale, të jeni të vëmendshëm për ambientin që u rrethon dhe mbani një profil të ulët” – thotë Ambasada e SHBA që ka vënë në dispozicion edhe disa numra kontaktesh.

Ky njoftim vjen në vazhdën e hetimit të SPAK për zbulimin e një celule iraniane në vendin tonë që kishte si synim të godiste kampin e MEK në Manzë. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid0vhf3AnFRAXbrQjhpiGCFouZvWfLnkTaXPXxvoPkC19VSrWkk698vRbWKPb63x8AZl&show_text=true&width=500
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME