SPORT
Barcelona fiton ndaj Mallorcas, vendos një gol i Olmos

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Mallorcas në ndeshjen e parë pa Robert Lewandowskin, duke shfrytëzuar mundësinë për t’u shkëputur në +7 nga Real Madridi dhe për të rritur presionin në krye të renditjes.
Trajneri Hansi Flick vendosi të bëjë shtatë ndryshime në formacion, me mendjen te “El Clasico” në Copa del Rey, por skuadra nuk zhgënjeu. Edhe pse rezultati ishte minimal, loja e katalanasve ishte dominuese: plot 40 goditje drejt portës, nga të cilat 13 në kuadrat.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Dani Olmo në minutën e 46-të, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, duke vulosur fitoren për “blaugranat”.
Ndërkohë, sfida mes Valencias dhe Espanyolit përfundoi në barazim 1-1