Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Ahmetaj disponon fakte përvëluese për Edi Ramën

Berisha: Ahmetaj disponon fakte përvëluese për Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve. Nga selia blu, Berisha thotë se Ahmetaj është ‘mëkatar’ por ka të drejtë. Berisha thotë se përgjegjësi kryesor mbi aferën e inceneratorëve është kryeministri.

Kryedemokrati shprehet se vetëm kryeministri mund të mbledhë 17 dokumente për 24 orë nga qeveria. Sipas tij, Ahmetaj është personi tjetër në zinxhir, pasi nuk është aq i fuqishëm sa të lëvizte qeverinë.

“Në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se përgjegjësia absolute, përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Personi tjetër në zinxhir, Arben Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë: nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Arben Ahmetaj është mëkatar, por këtu ka të drejtë.

Përveç kryeministrit dhe zyrës së tij nuk ka njeri që mund të mbledhë 17 dokumente për 24 orë nga qeveria. Përveç kryeministrit, askush tjetër nuk mund të lëvizë zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 17 dokumente të firmosura nga zyrtarët në një ditë. Çfarë tregon kjo? Interesin absolut të Edi Ramës për aferën. Ai i dha këtë mesazh Edi Ramës. Por unë u them ju me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka vetëm këtë provë për Edi Ramën.

Mos bëj gjykatësin, i tha Ramës. Ai zgjodhi këtë argument, në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Edi Ramës në këtë aferë. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë, për të cilën institucioni kombëtar i specializuar i thotë se është e paligjshme. Një kryeministër i firmos vetëm kur e ka firmën e vet”, ka thënë Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME