AKTUALITET

Brekët dhe sutjenat 800 mijë euroshe të Ajolës/ Veliaj “hap zemrën” nga burgu

“Ku është maunia me gati 1 milion Euro mall”? Erion Veliaj është përgjigjur sërisht nga burgu për skandalin më të madh të prangosjes së tij, atë të shpenzimit të mbi 800 mijë euro për fustane, bizhu, tanga e të brendëshme të gruas së tij. Ai pretendon se nëse Ajola Xoxa do të posedonte 1 milionë euro mall do të “duhej një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo”? Ai ka vijuar se “e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”…… por se SPAK-u nuk gjeti asgjë nga kontrollet e banesave: “Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme”.

Por pavarësisht kësaj alibie të Veliajt, Prokuroria e Posatçme nga nxjerrë fatura blerjesh marramendëse. Por në fakt Lapsi.al, ka lexuar dosjen e vendimit të Gjykatës për arrest me burg për Veliajn dhe me detyrim paraqitje për Ajola Xoxën. Nga faqja 110 deri në faqen 124 të saj janë të detajuara, një për një, faturat e blerjeve, zhdoganimet e atyre që ishin bërë online dhe kartat e kreditit, shpesh të personave të tretë, që i kanë kryer ato.

Në një postim të mëparshëm nga qelia Veliaj kishte deklaruar se ato veshje nuk ishin të bashkëshortes së tij:”Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”.

Por, pasi u artikulua ky pretendim dhe pasi kryeministri Rama pyeti publikisht “Ku janë provat?- SPAK me sa duket vendosi te rrjedhin nga dosja, “në mënyrë të pafajshme” faturat, dhe çmimet e fustaneve te Victoria Beckham, këpucëve te Christian Louboutin, aksesorëëve të Viviene Westwood, veshjeve të Prada, Michale Kors, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana.

Ajo që një një shkrim të vetin agjensia Birn e krahasoi me Imelda Markosin rrezultonte të kish paguar bikini gome me vlerë 229 paund copa, ose një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund (foto ilustruese poshte), për të cilat nuk ka nevojë te kesh një kamion që ti mbash.

Bikini gome, te ekspozuara nga firma Micoh Bay

MeVeshje intimo, sipas faturave në dosjen e SPAK, e eskpozuar nga modelet e kompanisë Agent Provcateur

Me sa duket meqë veshjet e Ajolës kanë tërhequr më shumë vëmendjen e publikut sesa tenderat apo lejet e ndërtimit të Veliajt, kjo betejë të të vazhdojë. Spak do të bëjë sikur i rrjedhin fatura bombastike ndërsa kryebashkiaku i burgosur do vazhdojë ti mohojë ato nga qelia./ Lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button