Wednesday, May 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDEA dhe kilogramët e kokainës, mes 15 të arrestuarëve edhe ish kryekomunari...

DEA dhe kilogramët e kokainës, mes 15 të arrestuarëve edhe ish kryekomunari Viktor Çervanaku (vidio)

Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK-un dhe policinë malazeze arrestoi sot 15 persona, mes tyre ish-kryetarin e komunës Frakull, Viktor Çervanakun. Ky i fundit raportohet të jetë në një rol drejtues në Bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për një ngarkesë rreth 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokainë, që ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri.

Dyshohet se droga ka ardhur në portin e Tivarit të Malit të Zi nga Kolumbia.

Katër shqiptarë u arrestuan në Tiranë për këtë sasi kokaine. Në videot që shihni më poshtë duke policia që shoqëron Viktor Çervanakun në banesën e tij.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeplaku i fshatit Frakull i Madh. Sipas tij, në banesën e Viktor Çervanakut u gjetën 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se ishte fshehur kokaina.

“Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, tha kryeplaku për mediat. Shihni thasët me drogë të sekuestruar.

Në operacion kanë qënë prezentë edhe dy punonjës të antidrogës së qeverisë malazeze që kan ndjekur nga afër zhvillimin e opercionit

Makina me targa malazeze e punonjësve të antidrogës

Katër shqiptarët u arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 cifte.

Çfarë mësohet deri tani nga mediat është se droga që kishte mbërrirë në Tivar në korrik është tranportuar më pas në Fier. Aty dyshohet se përpunohej në një laborator droge.

Raportohet se edhe pse DEA kishte interceptuar ngarkesën, nuk kishte ndërhyrë për arrestime deri sa të zbulohej porositësi. Kjo mbetet për t’u verifikuar. Katër shqiptarët, përfshi Çervanakun, janë mbajtur nën përgjim që prej muajit korrik

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME