Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKokaina e Fierit u gjet në shtëpinë e ish kryekomunarit të Frakullës

Kokaina e Fierit u gjet në shtëpinë e ish kryekomunarit të Frakullës

Fier – Këto janë pamjet nga vendi ku është gjetur edhe laboratori i kokainës në fshatin Frakull i Madh në Fier.

Në pamje shihet banesa ku përpunohej kokaina

Mësohet se banesa ku bëhej përpunimi i kokainës ishte e në pronësi të Viktor Çervanakut, zyrtar i Partisë Socialiste, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.

SPAK ka mbajtur ne përgjim anëtarët e kësaj organizate prej muajsh duke mbledhur prova për të 15 personat e arrestuar. Sipas burimeve personat e përfshirë kanë qenë në përgjim por edhe janë vëzhguar nga agjent në terren.

Më shumë se 60 forca policie janë përfshirë në këtë hetim, ku janë përfshirë agjentë të byrosë kombëtare të hetimit dhe oficere të policisë gjyqësore.

Sipas informacioneve është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, e pritës duke zbuluar të gjithë linjën e trafikut dhe bazën e përpunimit të kokainë në laborator e cila ishte në Fier.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME