AKTUALITET

Dhunohet avokati në Fier, përfaqësonte klientin në procesin gjyqësor kundër prindërve

Policia ka arrestuar sot një 49-vjeçare në Fier, pasi dhunoi avokatin brenda zyrës së tij. Avokati 59-vjeçar, banues në Fier rezulton të jetë përfaqësuesi ligjor i djalit të saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.

Pas njoftimit të këtij rasti, policia ka arrestuar 49-vjeçaren, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button