POLITIKËTOP-NEWS

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit

Gjykata Kushtetuese diskretiton Presidentin Bajram Begaj.

Gjykata pezulloi dekretin e Begajt për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje pas ankimimit te shkarkimit nga Erion Veliaj.

Gjykata vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen.

Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në media se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button