Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhunohet avokati pas përfundimit të seancës gjyqsore në Fier (vidio)

Dhunohet avokati pas përfundimit të seancës gjyqsore në Fier (vidio)

Fier – Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e  avokatit Erion Syziu në gjykatën e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke përfunduar në  sherr, të cilit nuk I ka shpëtuar edhe një avokat.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 3 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së

Fierit

Policia

Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit Jovan Vasili 70 vjeç, Ilir Vasili 32 vjeç dhe Erjon Syziu 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME