Nis viti i ri arsimor me shkolla e fshatra bosh. Ja shifrat

Nis viti i ri arsimor edhe në Qarkun Fier me shkolla të mbyllura e fshatra të shpopulluara. Shkaku ikja në emigracion e banorëve të zonave për një jetë më të mirë e të ardhura ekonomike më të larta për të përballuar jetesën por edhe rënia e numurit të lindjeve çdo vit e më pak.
Këtë të hënë mijëra nxnënës në të gjithë vendin ulen në bankat e shkollës në sistemin 9 vjecar dhe të mesem. Por drama e shpopullimit, që ka prekur vendin apo dhe rënia e lindjeve, ka bërë që në bankat e shkollës të ketë çdo vit e më pak nxënës.
Viti i ri shkollor në qarkun Fier nisi me një numër më të vogël të nxënësve në klasën e parë dhe në të dhjetën në bashkitë Fier, Patos, Mallakastër dhe Rroskovec. Fshatra të shpopulluara, shkolla të mbyllura. Shkollat e fshatrave Poro, Boçovë, Qarr, Martinë janë mbledhur në një shkollë të bashkuar në Bishan. E njëjta sitiatë me Darrezezë, Povelçë, Topojë, Seman, Sektor Seman, Shënpjetër, Adë, Frakull e Vogël, Çerven, Sheqmusalala në Frakull të Madhe. Vjosë, Gorishovë, Selishtë, Varibop në Cakran, Nxënësit e fshatrave Vajkan, Verri, Kallëm i Madh dhe i Vogël në Mbrostar . Petovë, rreth Libofshë, Agim , Hasturkas etj në Libofshë për bashkinë Fier
E njëjta situatëpër bashkitë Patos, Rroskovec dhe pak më e rënduar për bashkinë Mallakastër. Kjo bashki për shkak edhe të terrenit kodrinor e malor këtë vit të ri arsimor nisin shkollën në klasë të parë 63 nxënës, një trishtim shumë i madh. Fshatrat e zonës së thellë si Drizar, Kut, Corrush, Ninsh, Poçem, Damës e zona të tjera do mblidhen për të marr dije në një shkollë të bashkuar në Fratar. Do vijnë aty nga dhjetra e dhjetra kilometra larg në shi dhe diell.
Për këtë vit të ri shkollor nga statistikat e afruara nga zyrat arsimore të bashkive por dhe të DAR-t në Fier vihet re se ka një rënie të theksuar të numrit të nxënësve që shkojnë për herë të parë në shkollë por edhe ata që ndjekin arsimin e msëm pasi në vitin e parë shifrat tregojnë mbi një mijë por në maturë regjistrohen gjysma e tyre. Nuk ka mbyllje shkollash apo mungesë të mësuesve përveç një shkolle në Luar të Rroskovecit e cila kalon në varësi.
DAR pohoi se shifra për këtë vit do japim por për vitet e kaluara nuk mundemi se na i kanë ndaluar, çka duket qart se ka boshatisje të shkollave, boshatisje të fshatrave, boshatisje të vendit. Këta zyrtare të DAR harrojnë se statistikat që kanë dhënë një vit më parë ruhen dhe ballafaqohen me këtë vit të ri arsimor , ashtu si do ti publikojmë më posht.

Le të flasim me gjuhën e shifrave të afruara nga zyrat e arsimit pranë bashkive.



Bashkia Fier
Zyra e DAR në Fier gazetarëve të interesuar për të marr shifra nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre por ka dhënë fjalë boshe dhe jo shifra. Kjo zyrë është mjaftuar me numrin total të nxënësve që do ndjekin vitin e ri arsimor që është 13 mijë ndërsa për herë të parë në bangat e shkollës në bashkinë Fier e cila tashmë ka në përbërjen e saj 13 ish njësitë administrative 900 nxënës.
Bashkia Patos
Këtë vit të ri arsimor do ulen për herë të parë në bankat e shkollës 120 nga 128 që ishin një vit më parë. Nxënës në vitin e parë të shkollës mesme 111 nga 333 që ishte një vit më parë. Nxënës maturantë janë regjistruar 100 nga 107 që ishin një vit më parë. Një vit më parë në arsimin nëntë vjeçar mësuan 1340 nxënës dhe në atë të mesëm 509.
Bashkia Rroskovec
Këtë vit mësimor do ndjekim mësimet 2218 nxënës nga 2265 që kanë qënë një vit më parë. Nxënës që ulen për herë të parë në bangat e shkollës 155 nga 194 nxënës që ishin një vit më parë. Nxënës në klasën e dhjetë 164 nga 187 që ishin një vit më parë.

Në bashkinë Mallakastër
Këtë vit të ri arsimor do ulen në bankat e shkollës 63 nxënës nga 93 që ishin një vit më parë. 151 nxënës janë në vitin e parë të shkollës mesme nga 174 që ishin një vit më parë dhe maturantë 157 nga 175 që ishin vitin e akluar arsimor. Në këtë bashki vitin e kaluar mësimor në arsimin nëntë vjeçar u regjistruan 1404 nxënës dhe në atë të mesëm 509 nxënës. Në këtë bashki katër është numri i mësuesve me dosje të plotësuar që presin të fillojnë punë.












