AKTUALITETKRYESORE

Fier/ Pronari italian i fasonerisë shan, ofendon, intimidon punëtoret, ato ngrihen në protestë (foto e vidro)

Fier – 100 gra të fasonerisë me pronar italian në protestë, na shan, na ofendon pronari italian

100 gra të fasonerisë INTEX nl Portëz kërkojnë ndihmë nga Inspektoriati Shtetëror i Punës të ushtroj preson dhe ti ndihmojë në zgjidhje të problemeve pasi pronari italian i intimidon, i shan, i kërcënon me largim nga puna, nëse nuk i binden urdhërave që ai u jep, ai i largon nga puna.

Mëngjesin e sotëm ato kanë protestuar në hyrje të godinës së Inspektoriatit Shtetëror të punës. 

Një përfaqësi prej 3 personash shkuan të takojnë kreun e institucionit për të parashtruar kërkesat e tyre, ndërkohë që gratë e tjera protestuese pohuan se edhe herë tp tjera kanë shkuar në takim dhe janë kthyer me mëndje tjetër

Pas takimit gratë pohuan se ata u kanë thënë që përveçse protestuat, bëni një ankesë , e firmosni dhe na i dorëzoni që dhe ne të kemi një dokument që kur tu shkojmë dhe tu drejtohemi pronarit apo drejtuesve të firmës ku ju punoni

Më pas gratë protestuese marshuan e qendruan disa minuta para godinës së bashkisë Fier dhe Këshillit të Qarkut

Punonjëset e fasonerisë pohuan se para votimeve në objektin ku ato punojnë shkoi për takim edhe drejtuesja politike e PS Belinda Balluku e cila premtoi se qeveria do e mbështeste bizneset, ato do të kishin kushte më të mirë, mbështetje shëndetsore, paga më të larta, por pas votimeve ato u përballën me të njëjtin fjalor të ulët të pronarit dhe nlse doni rrini në të kundlrt ikni.

Të pyetura nëse votuan dhe për kë votuan , disa prej tyre pohuan se nuk dolëm të votonim, disa votuam PS, disa Agron Shehaj.

Ndiqni dhe vidion më poshtë nga vizita e Ballukut në këtë fasoneri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button