Jamie Lee Curtis kujton kritikat në fillimet e karrierës

Jamie Lee Curtis ka reflektuar mbi komentet e dhimbshme që ka marrë në fillim të karrierës së saj, dhe si ato ndikuan në vendimin për të bërë ndërhyrje plastike.
Në një intervistë për “60 Minutes” me Sharyn Alfonsi, Curtis rrëfeu një episod nga xhirimet e filmit romantik “Perfect” në vitin 1985. Ajo tha se drejtori i fotografisë kishte thënë:
“Sot nuk do filmojmë. Sytë i ka të fryrë.”
“Isha vetëm 25 vjeç. Ishte shumë poshtëruese,” tregoi Curtis. “Sapo përfunduan xhirimet, bëra një ndërhyrje plastike.”
Aktorja e njohur për rolin në “Halloween” tha se operacioni nuk shkoi mirë dhe ajo është penduar që në fillim:
“Nuk është diçka që duhet ta bësh kur je 25 ose 26 vjeç. U pendova menjëherë.”
Pas operacionit, ajo u bë e varur nga medikamentet kundër dhimbjes. “U magjepsa me atë ndjesinë e ‘banjës së ngrohtë’ që të jep një opiat,” tha ajo. “Pija pak, kurrë me tepri, kurrë në publik. Por u bë një varësi e vërtetë.”
Tashmë ajo ka 26 vite esëll dhe arrin të shohë filmin me një sy më pozitiv.
“Sigurisht, dukem shumë mirë me veshjen e palestrës,” tha ajo me humor, duke iu referuar skenës ikonike nga filmi.
Curtis madje rikrijoi atë skenë në janar të këtij viti gjatë një shfaqjeje me Jimmy Fallon, e veshur sërish me triko.
Ky nuk është hera e parë që ajo flet për këtë koment; në vitin 2019, në një intervistë për The New Yorker, Curtis konfirmoi se komenti ishte bërë nga kameramani i njohur Gordon Willis. “U ndjeva e shkatërruar.”