Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFlet grekja: Nuk u bënë shkak sytë e mi për vrasjen e...

Flet grekja: Nuk u bënë shkak sytë e mi për vrasjen e shqiptarit

“Ishte thjesht një keqkuptim”. Këto janë fjalët e vajzës së re greke që u bë shkak për sherri në një lokal nate në ishullin e Mykonos dhe që përfundoi me vdekjen e një shqiptari. 33-vjeçari Athanasios Nazos vrau 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakramaj i njohur edhe si Julian Kosova.

Televizioni grek Alpha ka transmetuar dëshminë e vajzës 23-vjeçare për të cilën u tha se ishte bërë “mollë sherri” mes të dyve. E reja tha se nuk është e vërtetë se sherri nisi për “për sytë e saj”.

“Ka pasur një keqkuptim. Nuk ishte për sytë e mi. Ishte vetëm një keqkuptim”, – tha ajo për Alpha. Për televizionin grek ka folur edhe pronari i lokalit mbi atë se çfarë ka ndodhur natën fatale.

“Ajo ishte vetëm në lokal dhe më pas erdhi i dashuri i saj. Ajo nuk ishte e lidhur me askënd. Ishte mike me të dy djemtë. Ata ishin klientë në dyqan… Ata filluan të përplasen dhe më pas dolën jashtë. Ata patën një tension në lokal dhe dolën për të zgjidhur problemet e tyre”, – tha pronari i lokalit.

Vetë autori që u ndalua pas disa orësh nga policia ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste shqiptarin. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debati që dy të rinjtë patën në një lokal të ishullit të famshëm, Mykonos.

Sipas mediave greke, autori përdori një armë gjahu për krimin. Ai pritet të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Edhe persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi ai nuk ka pasur asnjëherë lidhje romantike me vajzën. Mediat greke raportojnë se 23-vjeçarja kishte pasur një lidhje 2 vite më parë me shqiptarin. Gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.

E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, u shpreh se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër për gati 10 minuta që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME