Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedGrupi RTL do të shkurtojë 500 vende pune si dhe disa tituj...

Grupi RTL do të shkurtojë 500 vende pune si dhe disa tituj revistash

Grupi gjerman i medias RTL Group do të shkurtojë 500 vende pune si dhe dy duzina revista në Gjermani për t’u fokusuar në “titujt kryesorë” mes një krize të medias së shkruar dhe kostove në rritje, njoftoi sot ajo.

“500 vende pune do të eliminohen” nga selia e grupit në Hamburg, “në të gjitha fushat”, tha në njoftimin e saj kompania, një degë e shtëpisë botuese gjermane Bertelsmann.

RTL Group aktualisht ka 7500 punonjës në Gjermani.

Grupi gjithashtu dëshiron të “riorganizojë” botimet e tij dhe të fokusohet në titujt e tij kryesorë, “të cilët përfaqësojnë rreth 70% të shitjeve aktuale”.

RTL Group do të mbajë rreth 10 tituj revistash, të cilat i zotëron përmes filialeve të tij.

Këto vendime u morën “në kontekstin e mjedisit mediatik në zhvillim të shpejtë dhe situatës së vështirë makroekonomike”, shpjegoi Thomas Rabe, president i RTL Gjermani.

Prej disa vitesh printimi ka qenë në rënie në krahasim me internetin, ndërsa kriza energjetike dhe inflacioni — të cilat kanë rritur ndjeshëm disa kosto, si blerja e letrës — e kanë përkeqësuar situatën.

Sindikatat e kritikuan njoftimin, por drejtuesit e grupit u zotuan të investojnë “80 milionë euro deri në vitin 2025”, kryesisht në internet, për revistat që do të ruhen.

Grupi RTL zotëron 56 rrjete televizive dhe 36 stacione radio në Evropë si dhe gazeta, kryesisht në Francë, Gjermani dhe Luksemburg.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME