Fier – Mikel Fekën e njofin të gjithë në Fier jo vetëm si familje fierake e hershme, jo vetëm si usta riparues biçikletash, por si çiklist dhe si personi që në vitin 1994 e nxori ekipin e ciklistëve të Apolonisë kampione vendi si ekip dhe si individuale.
Edhe pse 80 vjeçar ai vazhdonë të xhogloi me biçikletën ( e ngre e luan me biçikletën) që të mos heqi dorë nga çiklizmi, jo të garojë por tu regullojë biçikletat jo vetëm qytetarëve të ndryshëm, por edhe çiklistëve të rinjë me një ndryshim, çiklistëve ua riparonë falas
Usta Kelën, si e thërrasin të gjithë e gjetëm në dyqanin e tij mes biçikletave për ti riparuar ato, por edhe mes klientëve.
Pasi u përshlndetëm me të ai na tregnë se si nisi udha e pasioni për biçikletn, riparimin dhe deri tek çiklizmi. Ai tregnë se e ka trashëgim nga babi i cili më pas nisi çiklizmin në Fier ku krijoi dhe bërthamën e parë të çikistëve me tre persona në Fier.
Kela tregonë se kur shkoi ushtar në Tiranë nisi të përfaqsojë ekipin e Partizanit në çiklizëm ku bashkë me ekipin ka fituar shumë tituj, tregonë përvojën me këtë ekip
Pas viteve 1990 ai shkoi emigrant në Greqi ku edhe atje rregullonte biçikleta por nisi edhe riparimin e rrotave të motorëve
Pas 10 vjet emigracion ai së bashku me bashkëshorten kthehet në Fier dhe hap dyqanin e tij për riparim biçikletash. Fëmijët u rritën , u martuan dhe shkuan në Itali. Për disa vjet shkoi edhe ai në Itali dhe teksa u kthye ish tranieri i ekipit të Apolonisë në çiklizëm Kiço Kalemi i kërkon që të bëhet pjesë e stafit drejtues të ekipit . Ai tregonë sesi nga përvoja e tij çiklistike në 1994 trajnoi tre çiklistët kryesorë të Apolonisë ku në etapën e fundit jo vetëm ekipi i Apolonisë por edhe në garën idivoduale Apolonia shpallet kampione.
Jam shumë i apasionuar pas çiklizmit, thotë ai, nuk heq dorë, dhe ta treonë sesi kanë shkruajtur edhe një libër pë të, por na tregonë se zanatin e tij ja ka trashëguar djalit vogël, por që tashmë ai përveç biçikletave e ka përparuar, riparon motorrat.
Brenda dyqanit e jasht tij shikojmë 3 motorrë të markës Vespa. Kela thotë se jo vetëm ai por edhe djali tashmë janë të apasionuar pas motorrave.
Teksa bisedonim me usta Kelën takuam edhe disa klientë që kishin sjellë biçikletat për të riparuar. Ata thonë se nuk ka usta të dytë si Kela.
Largohemi nga dyqani i usta Kelës duke e lënë atë mes biçikletave, zhurmës së disqeve të tyre , pasionit për to dhe për çiklizmin duke i uruar pleqëri të bardhë./ Xhemil Beharaj