Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“I tmerrshmi i Lushnjës"/ Artan Hoxha: Laert Haxhia u pa në vendlindje

“I tmerrshmi i Lushnjës”/ Artan Hoxha: Laert Haxhia u pa në vendlindje

Laert Haxhiu një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare është parë në Lushnje, në vendin ku ishte edhe baza e grupit kriminal ku ai bënte pjesë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha i cili shprehet se ai është tentuar të arrestohet.

Ndërkohë Hoxha ka thënë se ishte Interpoli grek që dyshoi fillimisht se u kap Laert Haxhia, por më pas u verifikua se nuk bëhej fjalë për të, por për një person të ngjashëm.

“Laert Haxhiu.  I vetmi që ngeli nga grupi i  Lushnjës. Shumë të fuqishëm. Si Kaloshi apo Bilbili.  Padiskutim që Haxhiu është shumë i rëndësishëm. Nuk është i këtij niveli dhe që thyhet. E ka sfiduar haptazi shtetin shqiptar. Është parë para dy javësh në Lushnje. Kam udhëtuar në Athinë dhe grekët kapën një person pranë Kallamatës. Përkonte me të dhënat. U dyshua që grekët arrestuan Laert Haxhiun . Do ishte sukses i madh është një tjetër kalibër. Por rezultoi që nuk është ai i kapuri. Është me rrezikshmëri shumë të lartë.” tha Hoxha. 

Laert Haxhiu është i kërkuar si autor i masakrës në Lushnje në 2017.  30 vjeçari i dënuar në mungesë me 18 vite burg është në kërkim prej 3 vitesh i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu. Haxhiu është edhe autor i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala.

Për masakrën e Lushnjes GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Kur ka ndodhur masakra e Lushnjes në shënjestër ka qenë nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku./abcnews.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME