Izraelin dhe Iranin i ndërlidh mallkimi i gjakut të fëmijëve palestinezë!

Nga Kim Mehmeti
Ka diçka që i ndërlidh Izraelin dhe Iranin. Ai është mallkimi i gjakut të fëmijëve palestinezë.
Edhe atë ngaqë Irani i nxit palestinezët të konfrontohen me izraelitët duke i shndërruar në mish për top dhe duke ia mundësuar Izraelit i papenguar ta shfarosë këtë popull!
Dhe kuptohet, tani të gjithë pyesin pse Izraeli vendosi të përballet direkt me ‘përkrahësin’ e tij më të madh, Iranin?
Mbase pse nuk ka më me çka ta mbulojë gjenocidin në Gazë dhe shkaku se u shpalos e vërteta se ky vend ekziston mbi themelet e supremacisë hebraike, gjë që nënkupton, siç thuhet në një analizë të Al Jazeera-s, “se Izraeli mund të vrasë këdo që dëshiron, për aq kohë sa dëshiron dhe kudo dhe kurdo që dëshiron, pa paguar asnjë lloj çmimi për veprimet e tij”.
Dhe kjo pandëshkueshmëri është ajo që i ka motivuar veprimet e Izraelit nga Gaza në Jemen, në Liban dhe Siri, dhe tani në Iran.
Tani gjithashtu të gjithë pyesin edhe sa kohë Izraeli do mund të mbulohet me mbulesën e viktimës, me çka i papenguar do mund të vret ku të dojë dhe sa të dojë!
Mbase për aq kohë sa këtë do ia lejojnë vendet perëndimorë si dhe ato arabe. Dhe për aq kohë sa këto krime do ia mbulojë Irani luftënxitës i cili i lufton izraelitët me gjakun e fëmijëve palestinezë, jemenasë, libanezë dhe sirianë! (Kim Mehmeti)