Javier Tebas, presidenti i La Ligas, konfirmoi se Barcelona nuk mund ta regjistrojë Gavin. Klubi katalanas ka kaluar limitin e 200 milionë eurove shpenzime për pagat e futbollistëve.
“Ai nuk mund të regjistrohet sepse klubi ka tejkaluar 200 milionë euro për pagat e lojtarëve. Ne nuk mund t’i thyejmë rregullat, por ka një zgjidhje: Barça duhet të ulë shpenzimet dhe të rrisë fitimet. Toleranca nuk mund të ketë më.
Nëse Barcelona ka probleme, La Liga është bashkëpërgjegjëse. Ne nuk kemi një fiksim me Barçën apo ndonjë klub tjetër. Kur Bartomeu ishte president, tashmë kishte një lojë të ndershme financiare dhe Barcelona e respektonte gjithmonë atë.
Real Madridi nuk e bëri por tani nuk e ka më këtë problem sepse ka gjeneruar shumë fitime vitet e fundit”, deklaroi numri një i federatës spanjolle për “La Vanguardia”.