Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKatar 2022: Portugalia mposht 3-2 Ganën: CR7 vendos rekord (vidio)

Katar 2022: Portugalia mposht 3-2 Ganën: CR7 vendos rekord (vidio)

Fitore me drithërima për Portugalinë e tërhequr nga CR7, Joao Felix dhe Leao që mposhtin Ganën 3-2. Luzitanët e nisin Kupën e Botës 2022 në Katar me fitore dhe tri pikë. Kështu Portugalia merr vendin e parë në renditjen e Grupit H.

Një pjesë e parë që dhuroi pak emocione, me Portugalinë që e zotëri topin në 60%. Gjithsesi luzitanët regjistruan rastin e vetëm në minutën e 10-të me Ronaldo. Por Ati u tregua i aftë të ndalë goditjen. Për jesën tjetër, shumë pasime, por pa konkluzion. Për sa i takon Ganës në pjesën e parë u pa vetëm në mbrojtje.

CR7 vendos rekord

Sfida u zhbllokua në pjesën e dytë. Në minutën e 65’ penallti për Portugalinë. Ronaldo rrëzohet në zonë pas një kontakti dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë. Nuk është koha as për të festuar golin rekord për CR7, i cili është i vetmi lojtar që shënon në pesë Botërorë. Gana barazoi në minutën e 73-të me Andre Ayew pas një aksioni personal të Kudus. Megjithatë, dy gabime në mesin e fushës i hapën portën e suksesit Portugalisë. Në harkun e dy minutave, mes  78′ dhe 80′. Fillimish portugezët shënuan me Joao Felix dhe më pas Leao shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar. Në fund Bukari ngushton diferencën, por jo aq sa për t’i rrëmbyer një pikë Ganës. Në fund, një gabim i portierit mund t’i kushtonte shtrenjtë Portugalisë. Diogo Costa nuk e pa Inaki Williams pas shpatullave të tij duke e lënë topin në tokë. Një moment që Williams u përpoq ta shfrytëzonte, por pa rritur të dërgojë sferën në rrjetën e boshatisur.

Cristiano Ronaldo shkruan një tjetër faqe të pashlyeshme në historinë e futbollit. Në ndeshjen kundër Ganës, CR7 fitoi dhe konvertoi penalltinë e avantazhit provizor 1-0. Kaq mjaftoi që ai të bëhet lojtari i vetëm në botë që ka shënuar në 5 Botërorë. Për Cristiano Ronaldon është goli i 8-të në fazën finale të Kupës së Botës. Në 2006 një gol kundër Iranit, në 2010 ai shënoi kundër Koresë së Veriut, në 2014 një tjetër gol kundër Ganës. Pastaj në 2018 ishte Kupa e tij më e mirë personale, me 4 gola ( tre ndaj Spanjës dhe një Marokut).

Para se të godiste dhe të shënonte penalltinë, Ronaldo puthi topin dhe sapo hyri në portë shpërtheu gjithë gëzimin e tij, në një moment delikat. Nga ana tjetër, këto janë ditë të komplikuara dhe me tension të lartë për CR7, pas intervistës së zjarrtë ndaj Ten Hag dhe Manchester United. Intervista pati pasojë përfundimin me efekt të menjëhershëm të kontratës së tij në Old Trafford. Praktikisht, Ronaldo po luan Botërorin e tij të fundit si i papunë. Por ai ende nuk e ka humbur zakonin e tij për të shënuar…

Ronaldo lë pas Pele, Seeler, Klose dhe Messi

Në këtë pikë Ronaldo kalon Pelé, gjermanët Uwe Seeler dhe Miroslav Klose plus Leo Messi. Këta të fundit kanë mposhtur portierin kundërshtar në 4 Botërorë të ndryshëm. Vlen të theksohet se kampioni portugez është aktualisht pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Manchester United. Gjithsesi edhe pse është pak muaj pas ditëlindjes së tij të tridhjetë e tetë, ai ka një të ardhme për të shkruar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME