Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKryesia e re e PL, zv/kryetar Nesho dhe nënkryetarët janë katër

Kryesia e re e PL, zv/kryetar Nesho dhe nënkryetarët janë katër

Ish-ministri Edmond Haxhinasto zgjidhet Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar. Vijon votimi për Zëvendëskryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe Kryesinë e re.

Mes emrave që pritet t’i nënshtrohen votëbesimit të anëtarëve të Komitetit Drejtues bie në sy emri i ish-zëvendësministres Nora Malaj dhe ai i ish-kryetares së partisë Monika Kryemadhi. Për postin e sekretarit të Përgjithshëm është në garë vetëm Tedi Blushi.

Në listë për një vend në Kryesinë e PL-së është dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj, i cili në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. Bie në sy dhe emri i ish-deputetit demokrat Lefter Maliqi, i cili kohët e fundit me qëndrimet e tij ishte shfaqur krah Metës. Kryesisë së re priten t’i shtohen edhe emra të rinj që vijnë nga strukturat e forumit rinor të PL-së.

Sa i përket garës për zëvendëskryetarin e PL-së në garë është vetëm ish-ambasadori Agim Nesho ndërsa për katër nënkryetarët e PL-së votohet Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME