Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPamje të rënda/ Infermierja dhunon pacienten e moshuar (vidio)

Pamje të rënda/ Infermierja dhunon pacienten e moshuar (vidio)

Kosovë – Një video jashtëzakonisht shqetësuese ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës. Në video shihet derisa ndodh një ngjarje e rëndë.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket sikur të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Kosovës e ka arrestuar inferemeren e dyshuar, që shihet duke e rrahur një të moshuar. Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani nga Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME