Letonia shtang Shqipërinë në fundin e pjesës së parë

Min 45+4 – Letonia barazon rezultatin me Antonijs Cernomordijs që përfiton nga përgjumja e kombëtares sonë, duke shënuar me një goditje të saktë me kokë.
Min 28 GOL – Arbër Hoxha hedh një krosim të rrezikshëm në zonë dhe topi devijohet nga mbrojtësi Cernomordijs, duke përfunduar në rrjetë. Një autogol që i jep epërsinë kuqezinjve në përballjen ndaj Letonisë. Uefa e ka vlerësuar si devijim në fund nga Manaj.
Min 21 – Në një moment vendimtar të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Letonisë, portieri i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha, bëri një ndërhyrje spektakolare duke pritur një penallti të goditur nga lojtari letonez Janis Ikaunieks në minutën e 21-të.
Ikaunieks mori përgjegjësinë për të ekzekutuar 11-metërshin, por Strakosha u hodh në drejtimin e duhur dhe ndaloi topin, duke ruajtur rezultatin e paprekur për Shqipërinë dhe duke ndezur entuziazmin në tribunat kuq e zi.
Kjo ndërhyrje heroike e Strakoshës mund të rezultojë vendimtare për ecurinë e ndeshjes.