“LIDL” vjen në Shqipëri, tronditet tregu i supermarketeve

Një lajm ka pushtuar rrjetet sociale por ka tronditur edhe qarqet ekonomike që meren me furnizimin e popullates , pra tregun e supermarketeve. Kjo ndofta për shkakun se Lidl njihet si kompani me çmime tepër ekonomike në tregjet e shitjeve në shumë shtete të botës.
“Lidl” njihet për çmimet e ulëta të produkteve, supermarkete të preferuara për shqiptarët, të cilët jo pak herë vizitojnë ato në Greqi për furnizime.
“Një hap i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pritet të marrë jetë së shpejti. Bëhet fjalë për Brandin ndërkombëtar Lidl, rrjetin më të madh të supermarketeve gjermane, të njohur në mbarë botën, i cili ka shprehur interes për Shqipërinë,” thuhet në njoftimin e AIDA-s.
Kjo do të shkaktojë tronditje në rrjetin e supermarketeve në Shqipëri!