Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËME VJOLËN E MIRË QË " VJEDH" QYTETARËT

ME VJOLËN E MIRË QË ” VJEDH” QYTETARËT

Nga Sali Berisha – Vjola Sterjo apo siç e thërriste me përkedheli Erion Veliaj, zyrtaren e vet, tek pozonte ëmbëlsisht në foto me të, u arrestua mbasi kishte vjedhur me mashtrim qindra e mijëra euro qytetarëve dhe biznesmenëve në Korçë dhe rrethe të tjera të vendit dhe sigurisht kishte ndarë trofenë e saj me eprorët e saj në qeveri apo në bashkinë e Tiranës.

Ajo, duke shfrytëzuar lidhjet e saj të ngushta me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe postet e larta që mbante vet në administratën e Rilindjes si drejtoreshë e Mjedisit në bashkinë e Tiranës, drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit dhe së fundmi drejtoreshë në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ishte shndërruar në një gjobëvënëse të pangopur duke u premtuar viktimave të saj grante, fonde, kredi të buta deri në 1-2 milionë euro nga agjencitë qeveritare kundrejt një ryshfeti që arrinte sipas rastit edhe në 160 mijë euro.

Vjola e mirë e Erion Velisë është motra e nënkryetarit të bashkisë së Pogradecit, që është njëkohësisht drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve. Ajo i përkiste gjithashtu grupit kriminal të patronazhistëve, terroristë të kuq.

Vjola e mirë është simotër e trafikantit të Taulant Ballës, Mehmet Grecës – person i burgosur 7 vite në Britani për trafikun e 40 kg kokainë dhe që u kap me euro, karta identiteti dhe lista në makinë me datë 21 prill 2021 në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani.

Ajo është simotër e patronazhistit trafikant Ndriçim Harka, të arrestuar si drejtues i një grupi të trafikut të kokainës në Gjermani, rasti i Vjolës së mirë të Erjon Velisë. 

Si përfundim, regjimi i Ramës, Taulantit, Damjanit, Belindës, Vjolave, Grecëve, Harkave, është një kalbësirë kriminale që duhet përmbysur sa më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME