Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË"Dreka e bashkimit”/ Deputeti Sula: Konsensus për disa kandidatë të dalë nga...

“Dreka e bashkimit”/ Deputeti Sula: Konsensus për disa kandidatë të dalë nga Primaret

Dreka e fundvitit mes deputetëve të PD-së, shihet si një pikënisje të re dhe të mbajnë parasysh që të parin duhet të vënë interesin e demokratëve. Deputeti demokrat Dashnor Sula jep komentet për mbledhjen e djeshme mes të djathtëve.

Për mua dje, ishte një normalitet shumë i mirë dhe nuk ka pse të politizohet. Si mund të kesh fytyrë që të shihesh në sy më pas? Dhe thonë që politika nuk ka moral, por për mua politika ka moral për njerëzit që kanë moral. Ajo tryezë e djeshme të shërbejë si pikënisje. Nga ata burra e gra aty, ne jemi më të pafajshmit. Nuk e kam pru krizën as unë, as kolegët e mi, as demokratët e thjeshtë. Ka të mëdhenj aty, që kur ta nxjerrin fjalën duhet ta mendojnë mirë. Ka ardhur një moment që të gjithë në PD të ftillohen“.

Po ashtu mes dy grupimeve ka konsensus për disa kandidatë për bashkitë që kanë dalë nga primaret e mbajtura më herët gjatë këtij muaji.

“Mziu ka qenë i saktë. Marrim qarkun e Elbasanit, kemi 7 bashki. Jemi plotësisht dakord me kandidaturën e Boçit. Të njëjtën gjë themi për Servet Duzhën në Cërrik, për Asim Çekrezin në Gramsh. Nuk them dot për bashkinë Përrenjas, Librazhd. Po të dojë një burrë, grua, e gjen zgjidhjen”,-për ”A2cnn”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME