Meta: Opozita duhet të bashkohet për Reformën Zgjedhore dhe Administrative

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një reagim në Facebook ku thekson se prioriteti i padiskutueshëm i opozitës duhet të jetë një qëndrim i përbashkët për Reformën Zgjedhore.
Sipas tij, vetëm një reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin mund të rikthejë parlamentarizmin real dhe llogaridhënien në vend.
‘Partia e Lirisë beson se çështja vendimtare që duhet të bashkojë çdo faktor opozitar sot është qëndrimi i përbashkët për Reformën Zgjedhore. Objektivi madhor i gjithë opozitës është një Reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin. Kjo është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit dhe llogaridhënies,’ shkruan Meta.
Reagimi i presidentit të PL-së, Ilir Meta:
Partia e Lirisë beson se çështja vendimtare që duhet të bashkojë çdo faktor opozitar sot është qëndrimi i përbashkët për Reformën Zgjedhore.
Objektivi madhor i gjithë opozitës është një Reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin (votuesin) me deputetin.
Kjo është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit dhe llogaridhënies.
Po kështu, opozita duhet të paraqesë projektin e saj për Reformën Administrative – Territoriale në bazë të kritereve të pakundërshtueshme që garantojnë shërbimet më pranë qytetarëve dhe që frenojnë shpopullimin e mëtejshëm të vendit.
Përfaqësuesit e PS e bënë të qartë se nuk mund të bëjnë një Reformë që synon popullimin e zonave të braktisura, sepse shpopullimi ka qenë dhd mbetet një nga objektivat e tyre kryesorë .
Opozita ka modele të suksesshme në Europë, si ai hungarez, se si mbështetet popullimi i vendit, se si mbështeten familjet e reja.










